Flamurtari dhe Apolonia ja dolën mbanë të siguronin finalen e play off-it të Kategorisë së Parë, ku do të përcaktohet ekipi që do të përballet me Laçin.
Në sfidat e ditës së sotme, Flamurtari barazoi me Korabin 0-0 në shtëpi dhe sipas skemës së përcaktuar nga FSHF skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt.
Ndërsa Apolonia triumfoi ndaj Vorës me përmbysje 4-3 dhe siguroi finalen e play off-it.
Tani do të luhet sfida finale e fazës play off Flamurtari – Apolonia, për të vendosur skuadrën që do të përballet me Laçin në finalen e play out-it, që do të përcaktojë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.