Presidenti i klubit të Egnatias, Agim Demrozi tregoi këndvështrimin e tij për shorti ne “Final Four”, me goglat që rezervuan një përballje me Vllazninë në gjysmëfinale.
“E prisnim edhe Vllazninë në short, nuk ka rëndësi. Me Vllazninë jemi përballur me shumë se me ekipet e tjera këtë sezon, le t’ia lëmë fushës. Ekipin e kemi bërë për kampion. Formulën e dinim që në fillim të kampionatit, pavarësisht keqardhjes. Do t’i luajmë shanset tona deri në fund.
Ekipi është krijuar për të fituar Kupën e Shqipërisë, edhe për kampion. Finalja e Kupës? Kukësi është skuadër shumë e mirë, nuk ka çfarë të humbasë. Tifozët nuk na kanë paragjykuar, na kanë mbështetur. Tifozëritë e tjera na shikojnë si qytet i vogël, por nuk jemi ashtu në futboll. Jemi mesi i Shqipërisë, kemi shumë tifozë. Nëse fitojnë, do të ketë shpërblime për lojtarët” – tha ai.
(J.S/)