Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka caktuar sllovenin Slavko Vincic për të gjykuar finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2024 midis Borussia Dortmund dhe Real Madrid CF, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër, Angli, të shtunën më 1 qershor në orën 21:00 CEST.
44-vjeçari, një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010, do të gjykojë finalen e tij të dytë të kompeticionit UEFA për klube pasi u caktua arbitri i finales së UEFA Europa League 2021 në Sevilje, në ndeshjen mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers FC. Ai ka vendosur drejtësi në shtatë ndeshje të UEFA Champions League këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e dytë çerekfinale midis Borussia Dortmund dhe Club Atlético de Madrid.