Sekretari i Përgjithshëm i OMONI-s, Marin Suli i ftuar në “Open” në News 24, tha se Fredi Beleri do të fitojë zgjedhjet si eurodeputet. “Beleri ka dalë nga primaret e PBDNJ dhe ka fituar zgjedhjet nga burgu. Falë Edi Ramës do të fitojë prapë zgjedhjet si eurodeputet dhe do hyjë në librin Guines si njeri që e mundi dy herë Edi Ramën nga burgu. Është aftësi sondazhesh dhe mediat greke thonë se del ose i treti ose i katërt.
Rama shkoi për të provokuar me datën 12 dhe shkoi me atë gjoksin me gropë të labit dhe u tha se kush nuk më pëlqen mua përfundon si Fredi Beleri. Ata gjyqtarët që e dënuan po na dalin me vendime gjykatash dhe gënjejnë në ditën me diell. I bëri thirrje emigrantëve dhe tha hajde investoni në Shqipëri. U tha sillni lekët tuaja që t’i vjedhin këta drejtorët e mi se kam ca ustallarë në Tiranë që të rruajnë. Kjo ndodh çdo ditë. Ne flasim dhe në Bashkinë e Tiranës vidhen 26 milionë euro tendera”, tha ai.