Madridi “vishet” me të bardha, Ancelotti-Perez: Të fitojmë edhe Champions

Madridi u “vesh” me të bardha për titullin e 36-të të Realit. Më mijëra tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit për të festuar së bashku me Carlo Ancelottit dhe djemtë e tij. Tekniku italian u shfaq i papërmbajtshëm gjatë festimeve, duke kërcyer dhe duke kënduar: “Mua më pëlqen shumë të këndojë, tani të gjithë së bashku të këndojmë këngën më të bukur në botë”, u shpreh Ancelotti.

Ky ishte një titull që e shijoi shumë edhe presidenti Perez: “ Ky është një titull që për të gjithë madrilenët është i veçantë, pasi ne e morëm duke treguar vlera si skuadër. Gjithçka kemi arritur është meritë e tyre, e punës së madhe që është bërë, faleminderit të gjithë”, theksoi Perez duke shtuar: “Dua të falënderoj edhe stafin teknik, trajnerin Ancelotti, një nga trajnerët më të mirë në historinë tonë. Ky ishte titulli i 36 në La Liga, por historia jonë na detyron të fitojmë sërish. Do të japim shpirtin për të fituar edhe titullin e 15-të në Champions League”, u shpreh bosi i Real Madrid.

Arena e Lajmit

Madridi “vishet” me të bardha, Ancelotti-Perez: Të fitojmë edhe Champions

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook