Në një grup me Shqipërinë, Spalleti mesazh Italisë para Europianit: Mësoni nga e kaluara

Italia synon që të bëjë paraqitje sa më dinjitoze në Premierën e Europianit, teksa është në një grup me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë. Trajneri i Axurrëve, Lucciano Spalleti ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, se skuadra duhet të mësojë nga e kaluara, pasi vetëm kështu mund të vazhdohet përpara.

“Duhet ta veshësh fanellën me krenari dhe bindje, me dinjitet. Në kombëtaren tonë të gjithë duhet të jenë në të njëjtin nivel, që askush të mos ndihet i plotfuqishëm. Le t’ia fillojmë të gjithë nga disfatat e kaluara, janë ato që na forcojnë.

“Duhet të rivalizojmë, por po punojmë ende për këtë. Ajo që kemi treguar deri tani nuk është e mjaftueshme. Ne kemi cilësi teknike dhe njerëzore, por le të jemi të qartë, kaq nuk mjafton në elitën e futbollit europian”, tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Në një grup me Shqipërinë, Spalleti mesazh Italisë para Europianit: Mësoni nga e kaluara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook