Pikantet e Vllaznia-Skënderbeu/ Shkodranët festojnë çdo gol, “driblojnë”… tifozët

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu, e mbyllur me fitoren e thellë të miqve.

* Pavarësisht se hyrja në stadium ishte falas, përballjen e kanë ndjekur jo më shumë se 500 tifozë, edhe ato të përqendruar në tribunën qendrore. Tifozët e ardhur nga Korça e ndjekin ndeshjen së bashku me ata të Vllaznisë, gjë që nuk e shohim shpesh në stadiumet tona.

* Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, e nis me një skuadër tërësisht të re, ku me përjashtim të Becit, Pusit, Salës dhe Çobës në stol e gjithë pjesa tjetër janë të datëlindjes 2003-2006. Kuqeblutë ishin me një mesatare prej rreth 19.7 vjeç.

* Nuk kanë munguar brohoritjet e tifozerisë shkodrane në asnjë prej golave të shënuar në këtë takim, pra edhe ato të korçarëve.

* Penallti për Skënderbeun. Ka një diskutim mes Nikajt dhe Rashicës se kush do ta gjuajë. Stafi korçar vendos për këtë të fundit, që tregohet i saktë ndaj Jukajt.

* Një shkodran si Nikaj shënon golin e tretë për Skënderbeun. Nuk feston sulmuesi i bardhekuqve për shifrat 1-3, në respekt të qytetit të tij të lindjes, njëkohësisht edhe ish-ekipit.

* Të pranishmit në tribunat e stadiumit duartrokasin skuadrën mike, e cila ua kthen në të njëjtën mënyrë. Kishte kohë që mes dy skuadrave kishin munguar marrëdhënie të tilla. Do të duhej një ndeshje e tillë që gjithçka të sheshohej, të paktën në këtë përballje.

* Më 27 dhjetor 2020 kishte ndodhur për herë të fundit që një ndeshje mes Skënderbeut dhe Vllaznisë të mbyllej me shifrat 5-1. Në atë betejë në Shkodër festonin vendësit. Shënonte 4 gola Ardit Hoxha dhe një Demir Imeri. Për korçarët realizonte Mensah

Arena e Lajmit

Pikantet e Vllaznia-Skënderbeu/ Shkodranët festojnë çdo gol, “driblojnë”… tifozët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook