Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediet ka komentuar protestat e fermerëve.
Meta tha se fermerët nuk kanë më besim tek Rilindja. Ai tha se PL do të marrë programin e partisë fituese në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se fermerët shqiptarë do të trajtohen me dinjitet.
Ilir Meta: Fermerët nuk kanë më shpresë tek Rilindja. Fermerët dhe të gjithë ata që punojnë në bujqësi të kenë besim tek Partia e Lirisë, pasi PL është e duhura për ta. Ne do të bëjmë programin edhe më mirë se ai në Maqedoninë e Veriut, sepse Shqipëria është një vend që ka pasuri detare të jashtëzakonshme, që nuk mund të jenë monopol i Rilindjes. Durrësi 1 dhe Durrësi 2 do jenë edhe më lart se Shkupi 1 dhe Shkupi 2.
(Arena e Lajmit)