Pse Heidi po sulmohet nga të gjtha anët pak ditë para finales?

Heidi Baci është konsideruar si një nga konkurrentet më të veçanta të këtij edicioni të Big Brother Vip.

Nuk e kemi fjalën për lidhjen me Romeon, me të cilin gjithsesi bëjnë një çift të bukur, dhe as për faktin se shumë djem në Big Brother Vip, kanë shprehur dëshirën për të pasur një marrëdhënie me vajzë të bukur, solare, inteligjente dhe shumë natyrale në pamjen e saj.

Dhe po, ky është kulmi i Heidit në këtë Big Brother, të qenurit e qetë dhe neutralizuese kur të gjithë i hidhen në fyt njëri tjetrit me një orar të caktuar.

Pikërisht një nga arsyet pse Big Brother nuk është ndjekur këtë edicion ashtu siç i ka hije këtij formati, është pikërisht gjuha agresive pa një vijë të kuqe dhe një mungesë empatie të theksuar të banorëve për njëri-tjetrin.

Pa dyshim ka pasur momente të bukura mes tyre, por peshorja anon dukshëm nga ekspresiviteti i tepërt në të shara dhe ofendime nga më të rëndat.

Ashtu siç thotë edhe opinionistja e Big Brother Vip 1, Balina Bodinaku ky është edicioni i parë kur gjuha agresive brenda shtëpisë e ka kaluar edhe atë në rrjete sociale që nuk ka asnjë filtër.

Heidi ka qenë pikërisht një nga ato konkurrente, që ka qenë në anën tjetër të peshores, dhe pa diskutim konkurrentja më e sulmuar që në primen e parë.

Fakti që një vajzë e re që vjen nga Italia dhe nuk ka komplekse, nuk do të thotë që nuk preket në moral kur moderatori i emisionit e pyet Lisin për moshën, duke shtuar se Heidi i do më të rritur partnerët referuar këtu historisë ankthioze që ajo përjetoi në Grande Fratello.

Në fund të spektaklit të parë qershia mbi tortë. Juli i drejtohet Meritonit i cili po e gjuan Heidin se kësaj të fundit i pëlqen të lidhet me moshën e Gazit.

Të qeshura pasojnë nga të gjitha palët. Djemve u duket një super batutë, Heidi qesh në siklet. Duke e lidhur me Heidin që kemi njohur sot ajo ka ngjyra të ndryshme në buzëqehjen e saj, herë nga sikleti, herë me ironi dhe akoma më shumë herë sepse i pëlqen të shohë anën pozitive në situata të caktuara.

Ditët që pasuan per Heidin, solli edhe njohjen me banorët. Disa prej tyre shprehën interes ndaj saj duke nisur nga Alfio i cili pati afrimitet me Heidin.

Por për ata që kanë qenë të vëmendshëm nga ditët e para e kujtojnë gjithmonë Romeon, diku pranë tyre sigurisht pasi shkëputej nga vajzat me të cilat asokohe komentohej nga banorët se flirtonte, fillimisht me Riken, pastaj edhe Vesën dhe Artën.

Ardhja e Fatjonit që u afrua menjëherë te Heidi, dhe afrimi fizik i Romeos me Riken solli një shkëputje të çiftit aktual, deri në momentin e kazermës ku ata njohën më shumë njëri tjetrin duke shprehur hapur simpatinë që kishin krijuar.

Megjithatë në disa prime me radhë Heidi u sulmua për raportet me djemtë, duke nisur që nga raportet në Grande Fratello, deri te Alfio dhe Fatjoni.

Asokohe opinionistët e BBV dhe Fan Club qëndronin dukshëm në krah të Heidit, ndonëse sot tek tuk ndonjë prej tyre e sulmojnë atë nga studiot respektive me të njëjtat akuza.

Ajo që bie në sy sot, është mbushja e emisioneve që komentojnë Big Brother Vip, të cilët e sulmojnë Heidin për raportet me djemtë, duke e konsideruar vetëm si të dashurën e Romeos.

Duke harruar këtu faktin që Heidi kulmin e saj e pati pas ndarjes nga aktori, kur u shpall lidere dhe rrëmbeu shumë mbështetje në publik pasi Romeo i doli kundër për Vesën, edhe pse kjo e fundit i kishte dalë e para kundër Heidit.

Prej disa primesh rresht Heidi sulmohet për raportet e saj me banorët. Ajo që ka rënë në sy në publik është fakti se nga studio vijnë komente se Heidi po përpiqet të ndajë Romeon nga miku i tij, edhe pse ky i fundit e ka deklaruar hapur se lufta bëhet për finale dhe ai po lufton të dashurën e shokut per të siguruar një vend për vete.

Kjo është absolutisht brenda rregullave të Big Brother dhe Meritoni është në të drejtën e tij të hedhë pas krahëve shoqërinë për të qenë një lojtar i fortë.

Por komentet që sulmojnë vetëm njeren palë dukshëm amplifikojnë reagimet e palës tjetër duke e vendosur Heidin në pozitë faji pse po kthen përgjigje për të mbrojtur veten.

Karta e moralit ndaj Heidit u përdor sërish mbrëmë nga Graciano, i cili e sulmoi duke e pyetur se kujt do i futet në krevat Fatjonit apo Romeos. Heidi nga ana tjetër ka zgjedhur të mos i prekë në moral vajzat e tjera, edhe në rastet kur ato përfliten për flirte me të dashurin e saj, siç ndodhi në rastin e Erjolës. Në javët e para të BBV, Erjola ishte mes banoreve që i drejtohej vazhdimisht Heidit se flirtonte me dy meshkuj në një kohë, ndërsa kur Erjola u sulmua nga Graciano, Heidi i qëndroi pranë duke thënë se ajo është e fortë dhe nuk duhet të lejojë të përdoret nga të tjerët.

Një tjetër “mëkat” i Heidit kohët e fundit është e e qeshura qoftë edhe në situata serioze, ndonëse në jetën reale këto janë momente spontane që na ndodhin të gjithëve dhe kthehen në humor mes nesh.

Sido që të jetë në një shtëpi me shumë ofendime dhe ulërima, zgjedhim edhe ne të qeshim nga divani i shtëpisë sa herë na shitet një debat i stisur për të vërtetë. Fundja situatë serioze është edhe kjo…

/Editorial i Vip-magazine.al/

Pse Heidi po sulmohet nga të gjtha anët pak ditë para finales?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook