VIDEO/ Asist vendimtar, mesfushori shqiptar bën protagonistin në elitën e futbollit ukrainas

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Muharrem Jashari ka dhuruar një asist të bukur në elitën e futbollit ukrainas. Skuadra e tij LNZ Çerkasi fitoi ditën e sotme me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Kolos Kovalivka në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.

Në minutën e 62-të Jashari shpërtheu në kundërsulm. Pas një kombinimi me një bashkëlojtar, shërbeu bukur në zonë për Vladislav Naumets që shënoi për 1-2. Jashari e Hajdin Salihu kompletuan ndeshjen te Çerkasi, duke zhvilluar paraqitje dinjitoze. Skuadra e tyre renditet në vendin e shtatë me 35 pikë.  

(VIDEO)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Asist vendimtar, mesfushori shqiptar bën protagonistin në elitën e futbollit ukrainas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook