36-vjeçari shqiptar aksidenton gruan shtatzënë dhe nuk i jep ndihmën e parë

Ai bën një aksident me furgonin e tij dhe dërgon një grua të re shtatzënë në spital , por ai nuk ndalet për ta ndihmuar. Karabinierët e Macerata-s e identifikuan dhe e denoncuan: ishte një 36-vjeçar shqiptar, banues në Macerata, i cili u përplas me një makinë në Via Roma në mbrëmjen e vonë të 1 majit.

Në aksident, pasagjerja e makinës një 26-vjeçare shtatzënë mbeti e plagosur dhe u dërgua në urgjencë ndërsa drejtuesi i furgonit pasi fillimisht u ndal më përpara, u largua menjëherë duke humbur gjurmët.

Hetuesit, përmes dëshmive dhe këqyrjes së kamerave të pranishme në zonë, arritën të binin në gjurmë të furgonit dhe drejtuesi i mjetit u raportua për mosdhënie të ndihmës dhe arratisjes.

 

Arena e Lajmit

36-vjeçari shqiptar aksidenton gruan shtatzënë dhe nuk i jep ndihmën e parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook