“Është i përzgjedhuri”, Xavi elozhe për Yamal, i përgjigjet edhe Lewandowski-t

Barcelona mposhti pastër 2-0 Real Sociedad duke u rikthyer në vendin e dytë në La Liga. Yamal ishte një nga protagonistët e këtij takimi, me talentin spanjoll që realizoi golin e parë. Xavi nuk i kurseu elozhet për sulmuesin e tij të talentuar:

“Është normale që një lojtar 16 vjeçar të mos jetë perfekt, ai duhet të ishte duke luajtur me ekipin e të rinjve, por me talentin që ka ai është një i përzgjedhur. Evolucioni që ai ka pasur është i pabesueshëm, tani është më i shpejtë dhe më i fortë”, u shpreh Xavi duke u ndalur më pas te një tjetër detaj i këtij takimi, fakti që Lewandowski nuk e priti mirë zëvendësimin:

“I kuptoj lojtarët që bëjnë kështu kur zëvendësohen, edhe unë mërzitesha. Në rastin e Lewandowskit është një çështje taktike duke menduar për skuadrën, nuk është kurrë personale dhe nuk do të jetë kurrë personale me të”, u shpreh Xavi.

()

Arena e Lajmit

“Është i përzgjedhuri”, Xavi elozhe për Yamal, i përgjigjet edhe Lewandowski-t

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook