Eder Milatao, mbrojtësi brazilian, ishte një nga mungesat e mëdha të Carlo Ancelottit këtë sezon. Dëmtimi i rëndë që pësoi e detyroi të kalonte pjesën më të madhe të kohës në infermieri, por makthi ka marrë fund. Pavarësisht se jashtë fushave për një kohë të gjatë, Militao nuk ja ka kaluar dhe aq keq në shtëpi, pasi braziliani vendosi të bëj publike lidhjen e tij të re. Me anë të një postimi në Instagram, Militao prezantoi të dashurën e tij të re, ku duket në kopshtin e shtëpisë duke luajtur ping-pong:
“Kjo është shoqëruesja perfekte”, shkruan Militato në postimin e tij. Sipas mediave, bukuroshja në krah të Militatos quhet Tina Castro, një modele dhe influencuese, por e fiksuar gjithashtu pas palestrës. Castro nuk është e panjohur në botën e futbollin, atë rozë, pasi më herët ka pasur një tjetër lidhje me Leo Pereira, futbollin e Flamengo-s me të cilin ka edhe dy fëmijë.
()