Në kuadër të javës Franceze, në Tiranë te Piramida u hap Kubi i Francës.
Bëhet fjalë për ekspozitën e skulpturës “Richard Orlinski”.
Kryeministri Edi Ram, në një postim në rrjetet sociale e quajti Kubin e Francës një destinacion të ri të kulturës, edukimit dhe teknologjisë
“MIRËMËNGJES
dhe me hapjen e Kubit të Francës, një destinacion i ri i kulturës, edukimit, teknologjisë në majën e Piramidës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Më 14-15 maj, po tek Piramida adhuruesit e lojërave do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë”.
Pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare janë 20 shtete, të cilat do të sjellin në vendin tonë me mijëra aktivitete deri në Nëntor.