Merr flakë banesa në Pogradec, e moshuara dyshohet se i vuri flakën

Një e moshuar dyshohet se i ka vënë flakën banesës së saj në Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se ngjarja ka ndodhur pak më pare, ndërsa ashtu sikurse raporton policia, nga zjarri janë regjistruar dëme të shumta materiale.

Kanë qënë fqinjët në pallat ata që kanë sinjalizuar policinë dhe zjarrfikësen. Menjëherë pas ndërhyrjes flakët janë izoluar, ndërsa e moshuara sipas policisë ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

77-vjecarja jeton e vetme në një hyrje pallati në afërsi të shkollës 9 vjeçare M.E.Minarolli.

Burime nga policia thonë se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Merr flakë banesa në Pogradec, e moshuara dyshohet se i vuri flakën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook