Premio e majme për Egnatian, ja sa vlen “koka” e Kukësit

Sezoni 2023-2024 është në fundin e tij dhe Egnatia është ekipi i vetëm në vend që është në lojë për të fituar të dy trofetë aktualisht. Të parin mund ta fitojë sot, kur rrogozhinasit do të luajnë finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit.

Drejtuesit e klubit, përtej bonuseve të firmosura në kontratë me futbollistët, kanë premtuar edhe një premio të majme. Nga burime pranë klubit mësohet se shuma që mund të përfitojnë stafi teknik dhe futbollistët është 20 mijë euro.

Po ashtu, një shpërblim të konsiderueshëm do të ketë edhe për titullin kampion në Superiore. Kujtojmë që gjatë sezonit Egnatia fitonte bonuse pas 3 fitoreve radhazi. Presidenti Demrozi ka dashur ta motivojë gjithmonë financiarisht skuadrën në duelet vendimtare të sezonit 2023-2024.

()

Arena e Lajmit

Premio e majme për Egnatian, ja sa vlen “koka” e Kukësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook