Protesta përpara Bashkisë së Tiranës, Harxhi: Është e përligjur! Kryebashkiaku pronari fundor i inceneratorit

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.

Harxhi theksoi se protesta është e përligjur, pasi korrupsioni në Bashkinë Tiranë është marramendës. Sipas saj, kryebashkiaku Erion Veliaj është pronari fundor i inceneratorit të Tiranës.

Edith Harxhi: Protesta mendoj se është e përligjur, sidomos pas daljes në dritë të fakteve alarmante, sa i përket pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës. Veliaj është pronari fundor i inceneratorit. Unë do doja që protestat të ishin më të forta. Pas protestave, Veliaj dhe Rama duhet që të shkojnë përpara drejtësisë. Të dy janë të lidhur me njëri-tjetrin për shumë gjëra dhe nëse bie njëri, besoj do bjerë dhe tjetri.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Protesta përpara Bashkisë së Tiranës, Harxhi: Është e përligjur! Kryebashkiaku pronari fundor i inceneratorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook