Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.
Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për tu larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar.