“Tirana është kthyer në kryeqytet të kullave”, Teliti: Do qëndrojmë deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe të kryebashkiakut

Eksperti i çështjeve ekonomike në PD Dorjan Teliti, në fjalën e tij përpara protestuesve përpara Bashkisë së Tiranës deklaroi se Tirana sot është kthyer në kryeqytet të kullave dhe betonit.

Teliti theksoi se qëndresa qytetare do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Dorjan Teliti: Sot Tirana është kthyer në kryeqytet të kullave dhe të betonit. Kjo bashki duhet të ishte transparente, por se mbyllet me zinxhir. Mbyllet me zinxhir, sepse është e zhytur në punë të pista. Inceneratori ka marrë 135 milionë euro dhe asnjë punë nuk është kryer. 5D mori 20 milionë euro dhe nuk u bë asgjë. Veliaj të kërkojë falje përpara qytetarëve dhe sipërmarrësve që iu ka vjedhur paratë, që iu ka shkatërruar shtëpitë. Të ndalojmë abuzimin me të ardhmen e fëmijëve tanë. Do të jemi këtu derisa Rama e Veliaj të japin dorëheqjen. Janë të dy bashkëfajtorë për mjerimin e sotëm të Shqipërisë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Tirana është kthyer në kryeqytet të kullave”, Teliti: Do qëndrojmë deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe të kryebashkiakut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook