Vdekja e Alma Arazit me tre fëmijët, gazetarja tregon komunikimet e me bashkëshortin dhe çfarë kanë zbardhur hetimet deri tani

Ndërsa vdekja tragjike e Alma Arazit dhe tre fëmijëve të saj në lumin Buna nuk është zbardhur ende plotësisht se si ka ndodhur, gazetarja Glidona Daci në një lidhje me “Open” në News 24, u shpreh se pista kryesore është ajo e vetëvrasjes.

“Ekspertiza e celularit nuk ka përfunduar. Erdgysi i bënte bllok Alma Arrazit në telefon dhe në rrjetet sociale. Në pamundësi për të telefonuar bashkëshortin, merrte telefonin e kunatës, me të cilën konsumoi kafen e fundit.

Prokurorët kanë dyshime se bisedat mund të jenë fshirë. Kur të përfundojë ekspertiza do të dalë e vërteta dhe aty mund të konstatohet dhuna psikologjike.

Mesazhet që prokurorët kanë parë deri më tani nuk vërtetojnë dhunën psikologjike. Pjesa më e madhe e bisedave rezultojnë të jenë bosh. Pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes. Nga të gjitha verifikimet që janë kryer nuk rezulton që bashkëshorti të ketë qenë afër.

Nga të gjitha provat që janë mbledhur deri më tani dhe nga të gjitha dëshmitë nga prokurorët e Shkodrës nuk rezulton pista e vetëvrasjes. Sa i përket këqyrjes së telefonit të kunatës rezulton se ka pasur marrëdhënie të mira me të.

Arena e Lajmit

Vdekja e Alma Arazit me tre fëmijët, gazetarja tregon komunikimet e me bashkëshortin dhe çfarë kanë zbardhur hetimet deri tani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook