Vrau efektivin e policisë/ Autori ende në kërkim, dyshohet se është parë në…

Policia ende po vijon kërkimet për autorin e vrasjes së një efektivi të policisë ditën e djeshme në qytetin e Fierit.

Raportohet se autoritetet kanë nisur kërkimet përtej qytetit të Fierit, pasi dyshohet se autori mund të jetë lrguar në drejtim të Gjirokastrës ose Tepelenës.

Burime të policisë së Fiert bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është parë në Gjirokastër, por informacioni është ende duke u verifikuar.

Po ashtu ka dyshime se si autori ka mundur të kalojë rrethimin e bërë në pikat dalëse të qytetit që nga momenti i krimit.

Sakaq, kontrollet ende vijojnë në fshatin Pojan në tunele dhe stane përreth.

Arena e Lajmit

Vrau efektivin e policisë/ Autori ende në kërkim, dyshohet se është parë në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook