Vijon puna për kapjen e Azgan Mërnicës, autorit të vrasje s së djeshme në Fier, ku humbi jetën efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia.
Policia ka vendosur postoblloqe në rrugë, ndërkohë që po kontrollon automjetet të cilat kalojnë në kryqëzimin mes Semanit dhe Fierit.
Ditën e djeshme u zhvilluan edhe kontrolle me dron në zonë, pasi dyshohet se autori u arratis nëpër ara.
Nga vendngjarja ai u largua me automjet, i cili u gjet pak më vonë pasi autori e kishte lënë tek disa të afërm të tij.