“Ata që paguan, u futën te lista e dëmshpërblimeve”, familjet në Bërxullë denoncojnë: Jemi kërcënuar, si na mashtruan për shtëpitë

6 familje në zonën e Bërxullës protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre madje kërcënojnë të marrin aktin ekstrem të djegies me benzinë.

Shtëpitë e tyre preken nga rruga autostrada Thuamanë-Kashar, ndërsa banorët deklarojnë se pretendojnë dëmshpërblim ose banesa të reja.

Banorët denoncojnë se janë mashtruar dhe se në skemën e dëmshpërblimeve kanë hyrë vetëm familjet që kanë paguar para.

“Na kanë nxjerrë jashtë. Duam dëmshpërblimin ose banesa. Nuk ikim nga këtu. Kam bërë gati shishen e benzinës do të digjem këtu. Kanë dy muaj që vijnë rreth shtëpisë tonë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë. Edhe në komisariat kur kemi shkuar na kanë përzënë.
Jemi 6 familje, 40 persona”, thotë një prej aty.

“Në fillim na thanë që do të na shpërblenin pastaj na thanë nuk do të merrni asgjë. Nuk na ka ardhur asnjë njoftim. Erdhi një procesverbal dje që na tha lironi menjëherë shtëpinë. Kërkojmë strehim. Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qiell të hapur. Kemi fëmijë ku do të jetojnë ata? Ata që paguan morën, ne jo”, thotë një tjetër.

Ndërkohë në zonë janë forca të shtuara policore dhe IKMT.

Arena e Lajmit

“Ata që paguan, u futën te lista e dëmshpërblimeve”, familjet në Bërxullë denoncojnë: Jemi kërcënuar, si na mashtruan për shtëpitë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook