Balluku paraqitet në SPAK, Agim Baçi: Të gjithë ikin si persona në dijeni në fillim, edhe Ahmetaj kështu shkoi

Analisti Agim Baçi i ftuar në rubrikën Opinion në News24 komentoi paraqitjen e zv/kryeministres Belinda Balluku ditën e sotme në SPAK.

Baçi u shpreh se sot ajo u paraqit në SPAK për të dhënë shpjegime, por rikutjoi se “të gjithë shkojnë si persona në dijeni në fillim”, duke iu referuar paraqitjeve në institucionin e drejtësisë të politikanëve të tjerë më herët.

Ai e krahasoi paraqitjen e sotme të Ballukut me atë të paraardhësit të saj Arben Ahmetaj, i cili po ashtu shkoi si person në dijeni në SPAK, ndërsa sot ndodhet në arrati.

“Prej kohësh, duke parë edhe sondazhet që qytetarët tregojnë se pëlqejnë punën e SPAK, Rama po mundohet ta kthejë në fushatë elektorale, po mundohet ta kthejë në pozitive. Sot është Balluku që po jep shpjegime. Të gjithë shkojnë në fillim si persona që kanë dijeni, por kështu shkoi dhe Ahmetaj më pas, si person që kishte dijeni. Në këtë pikë nuk kam ndonjë gëzim kur shkojnë njerëzit në burg, por sot jemi përballet faktit se SPAK po këmbëngul”, u shpreh ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

Balluku paraqitet në SPAK, Agim Baçi: Të gjithë ikin si persona në dijeni në fillim, edhe Ahmetaj kështu shkoi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook