Burri terrorizoi fëmijët duke qëlluar me armë drejt policisë, flet bashkëshortja: Pasi erdha nga Italia shkova te prindërit se kisha frikë. Pinte!

Bardha Marku bashkëshortja e 40-vjeçarit Aleks Marku, i cili terrorizoi mëngjesin e  sotëm Durrësin, duke qëlluar me armë drejt forcave të rendit, tregon se burri i saj pinte, pa e specifikuar se çfarë. Ajo tregon se ishte prej një jave në Itali dhe nuk ishte kthyer në banesë mbrëmjen e shkuar për shkak të frikës.

“Unë kam ardhur mbrëmë nga Italia dhe kam ikur te familja e prindërve. Po të vija unë, ai ishte në nerva me mua dhe nuk erdha të mos rrezikoja fëmijët. Do të vija vetë t’i thosha që të më linte fëmijët t’i merrja. Unë kam qenë një javë në Itali me miratimin e familjes së Aleksit. Nuk ishim të ndarë. Kemi pasur konflikte të vogla. Kam pas gjithë dokumentet e fëmijëve në Itali dhe vaksinat mu kërkuan te shkolla në Durrës.

Ne do të kthehemi në Lezhë sepse kemi shtëpinë aty dhe fëmijët do t’i fus në shkollë. Kishim frikë se ai pinte. Nga frika kam bërë denoncimin. Fizikisht nuk më ka dhunuar, vetëm psikologjikisht. Për momentin, fëmijët janë mirë. U larguam nga Italia pasi kishim probleme. Kishim dy javë e gjysmë në Durrës, nuk ka më. Në sytë tanë nuk ka konsumuar kurrë. Nuk mi nxirrte fëmijët në telefon dhe nuk tregonte vendin ku ishte”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Burri terrorizoi fëmijët duke qëlluar me armë drejt policisë, flet bashkëshortja: Pasi erdha nga Italia shkova te prindërit se kisha frikë. Pinte!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook