Emër i ri nga Anglia për merkaton e Interit. Një profil jashtëzakonisht ambicioz, i cili, sipas Manchester Evening Neës, ka tërhequr vëmendjen e Ausilios dhe Marotta-s.
Sipas asaj që shkruhet, zikaltërit do të synojnë që të afrojnë Bruno Fernandes, kapiteni aktual i United me kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, me “Djajtë e Kuq” gjithashtu që kanë një opsion për të zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon të mëtejshëm.
Portugezi, i cili nuk është në shitje nga klubi, megjithatë ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij, pasi lojtari dëshiron të luajë kompeticione europiane. Në fakt, me dy ndeshje nga fundi, United është në -3 pikë nga vendi i gjashtë që kualifikohet në Europa League.
(J.S/)