Finalja e Europa League, Xabi Alonso: Leverkusen i motivuar, Atalanta skuadër unike

Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, foli për SKY përpara finales së Europa League ndaj Atalantës.

“Kemi një javë shumë emocionuese të sezonit, jemi shumë të motivuar. Në realitet nuk flas shumë për përvojat e mia, përpiqem të nxjerr përfundimet e mia, pa i treguar askujt historitë e mia, ato janë gjëra të së shkuarës, rëndësi ka se çfarë duhet të bëjmë.”

Atalanta? Unë mendoj se është një ekip unik për momentin, ata kanë të njëjtin trajner për shumë vite, lojtarët kanë mbetur të njejtë. Ata kanë një ide shumë të qartë se si të luajnë futboll, grupi është zhvilluar me kalimin e viteve. Ky sezon është mbase më e miri i tyre” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Finalja e Europa League, Xabi Alonso: Leverkusen i motivuar, Atalanta skuadër unike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook