Allegri, trajneri i Juves doli në konferencë para finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës.
“Le të shpresojmë për më mirë. Përgëzoj gjithashtu Atalantën për finalen e Europa League-s. Pavarësisht taktikave dhe teknikës, do të duhet shumë impenjim në fushë. Në finale duhet të jesh shumë i kujdesshëm që episodet të jenë në favorin tënd, duke ditur që ndeshjet kundër Atalantës nuk mbarojnë kurrë dhe duhet të qëndrosh i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes.”
Finalja e fundit? “Ne e dimë që përballemi me një skuadër të fortë që konsiderohet favorite. Për të gjithë ne nesër mund të jetë edhe finalja e fundit. Nuk është e dhënë që Juventusi ose ne do të mund të luajmë një finale vitin e ardhshëm ose në dy finale. Me pak fat, do të mund ta sjellim në shtëpi trofeun.”
Një formacion pa Locatellin: “Duhet të kuptoj nëse do ta lë Nicolussi Caviglia të luajë apo të gjej një zgjidhje tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për anësorët. Unë duhet të zgjedh, gjithashtu duke pasur parasysh se ndeshja mund të zgjatet në kohë shtesë.”
Objektivat: “Objektivi kryesor, të cilin e kuptoj se mund të mos u pëlqejë të gjithëve, është që Juventusi të luajë në Champions Mund të duket si një objektiv i vogël, por ka momente kur, nëse nuk mund të fitosh, duhet të ndihmosh klubin të arkëtojë ca para për të bërë më pas vlerësimet.”