Duke komentuar marrjen në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për rreth tri orë të zv/kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK, opinionisti Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se për të parë u pranua se ka pasur abuzime për çështjen e inceneratorëve.
“Me vajtjen e zonjës Balluku në prokurori shënon disa zhvillime të reja. E para supozohet se po shkon drejt fundit hetimi. U pyet Veliaj, tani u pyet Balluku në cilësinë e ministres. Ajo që është e rëndësishme është deklarimi i zonjës Balluku kur tha se mbështesim SPAK-un për të ndarë punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm. Është hera e parë që pranohet sepse historia e inceneratorëve mbrohet si histori suksesi. Mendoj që kjo përbën thelbin e qëndrimit që mund të ketë mbajtur.
Në kuadër të konspiracionit, zonja Balluku njihet si rivale e Veliajt dhe dëshmitë intereferojnë në këtë linjë. Që do të thotë se në këtë sipërmarrje paska pasur një abuzim të pafalshëm dhe zbardhjes së kësaj çështje zonja Balluku i ka shërbyer me dëshminë e saj. Qytetarëve nuk i intereson sesi është konfiguruar lufta politike në dyert e SPAK dhe si përkthehet rivaliteti politik brenda një partie në dyert e drejtësisë ku njerëzit hanë kokat e njëri-tjetrit në dyert e drejtësisë, njerëzve u intereson të zbardhet e vërteta. Pyetja është pse nuk u ndërhy