Paris Saint Germain ka vendosur të huazojë Manuel Ugarte. Siç raporton L’Equipe, klubi parizien ia ka ofruar lojtarin dy klubeve të Serisë A, Milanit dhe Juventusit, skuadra që kanë shfaqur prej kohësh interes për lojtarin.
Vetë Ugarte, i cili mbërriti në Paris nga Sportingu i Lisbonës për 60 milionë euro, është i hapur për mundësinë e një kalimi në Serie A. Mefushori ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon.