Përplasi për vdekje 60-vjeçarin në autostradën “Milot-Morinë”, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Një 27-vjeçar banues në Prishtinë ka përfunduar në prangat e policisë.

Blutë njoftojnë se i riu ka përplasur për vdekje mbrëmjen e djeshme një këmbësor në autostradën “Milot-Morinë”.

Viktima ende nuk është identifikuar, por vlerësohet se është i moshës rreth 60 vjeç.

Njoftimi: 

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Përplasi për vdekje 60-vjeçarin në autostradën “Milot-Morinë”, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook