“Si mund të justifikohen zero pikë!”, Andrea Marko kritikon trajnerin e Dinamos

Andrea Marko, një nga emrat më të njohur të Dinamos, ishfutbollist dhe ish-trajner i saj, ka reaguar pas një deklarate të trajnerit aktual të bluve, Dritan Mehmeti. Në prononcimin pas ndeshjes me Teutën, të publikuar në faqen online të “Panorama Sport”, Marko ka kundërshtuar Mehmetin, i cili deklaronte se e kishte marrë skuadrën në vend, kur ajo ishte në vend të fundit.

“Skuadrat në kampionatin tonë pozicionet i ndërronin pas çdo ndeshje dhe mund të thuhet se skuadra ishte në vend të fundit, edhe tani në vend të parafundit është. Atëherë llogaria në katër ndeshjet e fundit, 1 pikë me Laçin dhe 0 pikë me Vllazninë, Egnatian dhe Teutën. Si mund të justifikohen!?”, shkruan Andrea Marko në komentin e tij ndaj deklaratës së trajnerit blu.

Në fakt, janë 5 ndeshjet e fundit (plus derbin me Partizanin), ku Dinamo mori vetëm 1 pikë dhe kjo është vërtet e pajustifikueshme. Pas 36 javësh kampionat, Dinamo e mbylli me 47 pikë në vendin e shtatë, duke u mjaftuar vetëm me mbijetesën në Kategorinë Superiore.

Arena e Lajmit

“Si mund të justifikohen zero pikë!”, Andrea Marko kritikon trajnerin e Dinamos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook