Pasi autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Azgan Mërnica, i cili u dorëzua mbrëmë në polici nga familjarët e tij, fill pas ngjarjes ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ky I fundit theksoi se të gjithë presin nga drejtësia të bëjë detyrën e saj.
Mes të tjerash ai paralajmëroi se kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit.
“U prehsh në paqe Novrus i dashur! Bashkë me familjen tënde, kolegët e tu të Policisë së Shtetit dhe mbarë shoqërinë tani presim nga drejtësia të bëjë detyrën. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit.”, tha Balla. Kujtojmë se të hënën 23-vjeçari vrau me armë zjarri policin Novruz Cenaliajn.
()