Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, të paktën kështu kanë deklaruar palët, por në Gjermani mediat sjellin një version të bujshëm. Sipas Sport DE, disa nga senatorët e ekipit i kanë kërkuar drejtuesve të klubit të mos largojnë Tuchel. Mes emrave janë ikona si Manuel Neuer dhe Thomas Myler, dy lojtarë me shumë peshë brenda ekipit.
Pro këtij mendimi janë edhe lojtarë të tjerë si Harry Kane, Sane, Dier dhe Jamal Musiela. Jo vetëm lojtarët, edhe drejtori Max Eberl po punon mbi këtë pistë, por këtë herë diskutimi është ndryshe, topi i kalon teknikun gjerman. Tuchel mund edhe të qëndrojë, por këtë herë sipas kushteve të tij.
Trajneri kërkon një kontratë të re, deri më 30 qershor 2026, për momentin palët janë ndalur pikërisht këtu, për të negociuar këtë kërkesë të Tuchel. Sigurisht, nuk pritet të jetë një negociatë e lehtë pasi ka dhe personazhe si Uli Hënes që janë kundër konfirmimit të tij, por tregu nuk ofron shumë opsione që bindin drejtues, pasi emrat që ata preferonin, nga Alonso e deri te Nagelsmann të gjithë kthyen përgjigje negative.
()