Ekskluzive/ Mbajti “peng” fëmijët, flet gruaja dhe vjehrra e 40-vjeçarit: Frikacak, menduam se i kishte mbytur fëmijët

Tronditëse ishte ngjarja e rëndë dje te ‘Shkëmbi i Kavajës’, ku një baba mbajti peng për disa orë dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët e zonës.

Historia në fjalë është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, ku vjehrra dhe gruaja e Aleks Markut kanë folur.

Bashkëshortja e Aleksit, Bardha Marku dhe nëna e saj deklaruan se frika më e tyre e madhe ishte fati i fëmijëve. Vjehrra e 40-vjeçarit tha se ai është një frikacak. “Frikacaku! Ne menduam se kishte mbytur fëmijët.”, tha ajo.

40-vjeçari nga Lezha Aleks Marku është vetëdorëzuar pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA Policia ka marrë njoftimin rreth orës 02:20 se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri brenda apartamentit të lëshuar me qira, ku ishte vendosur Aleksi se bashku me dy fëmijët 6 dhe 11 vjeç. Lirimi dhe dorëzimi i fëmijëve është bërë i mundur vetëm në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë, pas vetëdorëzimit ai ka deklaruar: “Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz.”. 40-vjeçari mbajti peng për disa orë fëmijët e tij brenda një apartamenti të marrë me qira pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Kujtojmë se fëmijët e mitur të moshës 6 dhe 11 vjeç qanin në banesë duke i kërkuar të atit të vetëdorëzohej teksa RENEA negocionte me 40-vjeçarin nga Lezha.
()

Arena e Lajmit

Ekskluzive/ Mbajti “peng” fëmijët, flet gruaja dhe vjehrra e 40-vjeçarit: Frikacak, menduam se i kishte mbytur fëmijët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook