Është vendosur edhe data se kur do të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Arena e Lajmit se seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për Belerin do të mbahet në orën 10:00 të datës 27.05.2024.
Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai ka ankimuar në Apel dënimin nga GJKKO-ja.
(Arena e Lajmit)