Të tjera pamje kanë dalë nga momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier pak ditë më parë.
Në videon e siguruar për nga gazetari Igli Çelmeta Mërnica duket i qeshur teksa familjarët e marrin me një automjet “Audi” për t’ia dorëzuar Policisë pas disa minutash.
Ishin pikërisht negociatat e RENEA me familjen e autorit dhe ultimatumi i vendosur nga njësia speciale pas lokalizimit të tij në një banesë në fshatin Dërmenas që bënë të mundur daljen e Mërnicës nga vendi ku fshihej prej mesditës të së hënës.
Të hënën ai ekzekutoi me një plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.