Muskuli që Mbron Shëndetin e Trupit dhe Mendjes – Si Ndikon në Organizëm

Mirëqenia jonë psikologjike varet nga një sërë faktorësh, përfshirë këtu muskulin e quajtur psoas i cili sipas shkencëtarëve njihet si “muskuli i shpirtit.”

Ky muskul i rëndësishëm  ndodhet pranë kockës së legenit.

Ai  është i nevojshëm për fleksibilitetin e gjymtyrëve të sipërme, lëvizshmërisë, ekuilibrin dhe funksionin e tyre në përgjithësi.

Muskuli Psoas dhe Roli i Tij në Shëndet

Muskuli psoas është një mbështetje e fortë për qëndrimin e duhur të trupit gjatë shtendosjes.

Sipas ekspertëve, ky muskul është i lidhur fort me qëndrueshmërinë fizike.

Është i vetmi që lidh shtyllën kurizore me këmbët.

Muskuli lidhet edhe me diafragmën që rregullon frymëmarrjen dhe përbën pikënisjen e një sërë simptomave fizike, që janë të lidhura fort me frikën dhe ankthin.

Kjo  vjen sepse ky muskul gërshetohet me strukturën e trurit, përgjegjëse për reagime të menjëhershme, të pamenduara të lidhura me luftën për mbijetesë.

Stili i Jetesës dhe Muskuli Psoas

Stili modern i jetesës e ka ngërthyer këtë muskul duke e stresuar dhe shtrënguar fort.

Me stilin e jetesës, ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org,  nënkuptojnë gjithçka që është pjesë e ditës sonë.

Sedilja e makinës, rrobat e ngushta, karriget, këpucët, të gjitha çrregullojnë qëndrimin e trupit, lëvizjet tona natyrale dhe këtë muskul të rëndësishëm.

Stresi kronik shkakton shumë sëmundje që prekin gjunjtë, gjymtyrët, mesin, frymëmarrjen dhe tretjen.

Muskuli psoas ka një ndikim të fortë në ndjenjat tona dhe sjelljen tonë.

Rrjedhimisht, nëse jemi gjithë kohën të stresuar, pasojat do të bien në marrëdhëniet tona personale, gjendjen emocionale, humorin dhe shëndetin.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org kur muskuli psoas është në vështirësi, njeriu vuan nga dhimbjet e mesit, ankthi, drobitja dhe dhimbjet e gjurit.

Për më tepër, ky muskul shkakton frikë të pajustifikuar dhe tension fizik dhe emocional.

Zgjidhja për zbutjen e tensionit në këtë muskul qëndon tek aktiviteti fizik në përgjithësi dhe joga në veçanti.

Ekspertët theksojnë se përveç stresit dhe tensionit emocional, dhimbjet që shkaktohen nga ky muskul i kontraktuar nuk duhen injoruar.

Njerëzit me këtë muskul të kontraktuar mund të vuajnë nga depresioni, dhimbjet e gjurit,  dhimbje kronike të mesit dhe çrregullime të tretjes dhe frymëmarrjes./AgroWeb.org

 

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmedhealth/?term=psoas+muscle

Muskuli që Mbron Shëndetin e Trupit dhe Mendjes – Si Ndikon në Organizëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook