Ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip është zhvilluar një konkurs për foton më të bukur profesionale, bazuar në numrin e likeve.
Ajo që ka rënë në sy është numri i lartë i likeve që mori fillimisht fotoja e Heidit, duke lënë pas banorët e tjerë.Pas disa minutash, postimi me foton e Romeos kaloi në avantazh të dukshëm.
Mesa duket kanë qenë ndjekësit e aktorit ata që kanë blerë like, duke prishur kështu garën mes konkurrentëve. Numri i stisur i likeve vihet re në treguesit e tjerë të aktivitetit të postimit, ku Heidi ka gati dyfishin e shikimeve (views) në raport me konkurrentët e tjerë. SHIKO FOTOT ME POSHTE