Duke analizuar vrasjen e efektivit Nevruz Cenalia në Fier dhe pamjet e autorit të ngjarjes që nuk shfaq pendesë, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open” në News 24, renditi pikëpyetjet rreth ngjarjes.
“Tregon një dështim të forcave elitë RENEA. Nuk e di se nga është shpërndarë videoja por familjarët gjatë negociatave kërkojnë t’i garantohet jeta. Mënyra se si është tyentuar të manipulohet motivi i kësaj ngjarje është e rëndë dhe policia e shtetit ka pasur disa kontradikta. Policia tha se Nevruz Cenalia ishte i veshur me uniformën e policisë por nuk ishte në detyrë.
Pyetja është ku po shkonte? Ka një rregullore se si lëviz. U tentua të trajtohet si një incident i aty për aty. Në pamjet filmike të momentin të vrarë, e qëllon me plumb në kokë. I ndjeri tenton të vërë dorën në pistoletën e shërbimit por ai e qëllon. Është përtej një sherri banal. Si ka mundësi që një 23-vjeçar, babai dhe vëllai të skeduar për vrasje, lëviz i armatosur pranë Spitalit Memorial, një zonë që kontrollohet nga policia. Të gjitha këto më bëjnë të dyshoj se nuk bëhet fjalë për një sherr.
Aty duhet hetuar për të parë komunikimet e Azgan Mërnicës, çfarë tentativash ka pasur për të amnistuar të afërmit e tij dhe a ka pasur ndonjë rol efektivi i policisë. Është paaftësi që policia ngre strukturën elitë të RENEA-s dhe nuk arreston dot një 23-vjeçar. Në mënyrën se si qasemi për ngjarje të tilla, përfundojmë te pamjet Zoti para. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet dhe të firmosë atë burgimin e përjetshëm pa e zgjatur dy herë. Policia kërkon një shkundje totale. Ka një urrejtje ndaj forcave Shqiponja. Si sillen ata? A janë të trajnuar? Kjo tregon një shkërmoqje të strukturave të shtetit”, tha ajo.