Protesta e opozitës, policia arreston 38-vjeçarin. Ja për çfarë akuzohet protestuesi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili akuzohet për prishje të rendit në protestën para bashkisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u ndalua shtetasi me inicialet E.V., banues në Kurbin, i cili akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

– E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Arena e Lajmit

Protesta e opozitës, policia arreston 38-vjeçarin. Ja për çfarë akuzohet protestuesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook