Publikohet VIDEO/ Britmat dhe lutjet e 40-vjeçares për ndihmë pak ditë para vrasjes së saj

Burri i Enkeleidës 40-vjeçare e kërcënonte dhe shante poshtë shtëpisë së saj – Më pas vajza e tyre kishte lajmëruar policinë dhe autori do të gjykohej nesër – Sot herët i ka prerë vijimin e jetës me të paktën dhjetë thika

Fundi tragjik i një marrëdhënieje abuzive me rrahje dhe fyerje me viktimën Enkeleida 40-vjeçare është shkruar në orët e para të mëngjesit në Menidi ku bashkëshorti i saj 50-vjeçar e vrau me thikë në mes të rrugës.

Autori e kishte përgjuar gruan dhe duke ditur orën që ajo do të nisej për në punë, i kishte ngritur një pritë. Sapo e pa e goditi të paktën 10 herë me thikë, duke e lënë pa jetë në mes të rrugës.

Në një video-dokument të bërë publik nga protothema.gr,   dëgjohen zërat dhe lutjet e gruas për ndihmë gjatë një përleshjeje të ashpër mes viktimës dhe autorit të ndodhur mbrëmjen e së hënës së kaluar.

Në të, 40-vjeçarja dëgjohet duke i bërtitur 50-vjeçarit që ta linte të qetë pasi siç i thotë ajo “janë të divorcuar”. Burri, në atë kohë, kishte vendosur një makinë poshtë shtëpisë së ish-gruas së tij. Ishte 6 maj, pak para mesnate. Ai ka qenë i dehur, e ka sharë dhe kërcënuar dhe në një moment teksa ajo ka tentuar të lajmërojë policinë, e ka kapur për qafe. Vajza e tyre, e cila ishte e pranishme, lajmëroi policinë.

“Do të të vras ​​fëmijë p…” dëgjohet duke bërtitur në video 50-vjeçari, i cili ishte jashtë kontrollit. Ngjarja ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë – janë regjistruar fenerët e patrullave që kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje.

Në të njëjtën kohë, banorët e pallatit ku çifti kishte ardhur disa muaj më parë flasin për zënka të shpeshta dhe zëra që dëgjoheshin nga banesa. Një grua përshkruan një ngjarje të dhunshme të ndodhur gjatë Javës së Shenjtë, kur 50-vjeçari kapi viktimën dhe e kërcënoi para dy fëmijëve të tyre të vegjël.

“Kanë ardhur dhe e kanë marrë nga Policia pas sherreve. Në një rast ai u mbajt për dy ditë dhe më pas u lirua. Dhe para të Shtunës së Madhe vajza thirri policinë dhe e morën pasi e kishte kapur në rrugë dhe e kishte tërhequr zvarrë. Nëna  kishte dalë me të bijën dhe kur po ktheheshin e panë në një cep dhe u ndalën për t’i thënë “çfarë do?” dhe ai e tërhoqi atë dhe ajo thirri drejtpërdrejt policinë. Ai zihej edhe me fëmijët, sidomos me vajzën. Po dëgjonim zëra”, tregon për protothema.gr ish – fqinji i tyre.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Publikohet VIDEO/ Britmat dhe lutjet e 40-vjeçares për ndihmë pak ditë para vrasjes së saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook