Kryeministri Edi Rama është ndaluar të flasë për opinionin publik nga Kotori, para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE.
Rama u pyet se cili është mendimi i tij për deklaratën e Aleksandër Vulin se “Shqipërinë e madhe e ndal vetëm bota serbe”, që u tha pas tubimit të kryeministrit në Athinë.
Rama deklaroi se për këtë deklaratë mendon se “çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka pas të 40-tave”.
Rama: Një njëri i mençur ka thënë se pas të 40-ve cdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që e ka thënë, mendoj se nuk meriton asnjë koment.
(Balkmanweb)