Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, nën akuzën se në oborrin e banesës së tij, u gjetën disa bimë cannabisi, të mbjella në vazo.
Blutë njoftojnë se bimët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Stacioni i Policisë Patos, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, si dhe me mbështetjen te informacionet e inteligjencës policore, ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 23 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi në oborrin e banesës së tij, u gjetën disa bimë cannabisi, të mbjella në vazo. Bimët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.