NBA dhuroi të tjera emocione dhe spektakël në ndeshjen e fundit të luajtur në gjysmëfinale të play-off. Minnesota bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, teksa fitoi thellë 115-70 në gjysmëfinalen e gjashtë play off ndaj kampionëve në fuqi të Denver, duke barazuar në 3-3 serinë e takimeve.
Për pasojë, finalisti i parë në Konferencën e Perëndimit do të dalë nga ndeshja e shtatë dhe e fundit. Ashtu sikurse pritej, Minnesota e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë dhe ndali serinë e 3 fitoreve radhazi të Denverit. Madje me një lojë spektakolare, sidomos në mbrojtje, duke mos lejuar rivalët të shënojnë shumë.
Anthony Edwards me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga McDanies me 21 pikë. Mirë u paraqit edhe stoli, nga ku erdhën 34 pikë. Për Denver, Jokic realizoi 22 pikë, i pambështetur sa duhet nga shokët. Fituesi i këtij çifti do të ndeshet në finale me fituesin e duelit tjetër Oklahoma-Dallas, ku udhëheq ky i fundit 3-2 dhe mjafton një fitore për të shkuar në finalen e Perëndimit.
()