Operacion i SPAK me 50 urdhërarreste, gazetarja Klodiana Lala: Kjo është vetëm maja e ajsbergut, dyshohet edhe për zyrtarë të lartë policie

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 sa i përket operacionit me 50-urdhër arreste të lëshurara nga SPAK.

Përplasjet mes grupeve kriminale vijnë kryesisht për 2 arsye, lojërat e fatit dhe ndarja e territoreve për trafikun e drogës.

Më tej Lala shton se SPAK ende nuk reagon për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë, analizimin e provave edhe fakteve por edhe dyshimeve se të përfshirë ka edhe efektiv e zyrtarë policie.

Lala tha se nga burimet e saj ka informacione për përfshirje të zyrtarëve të lartë aktual të policisë, por SPAK dhe Policia ende nuk e kofirmojnë.

Sa i përket emrave të cilët janë me peshë në botën e krimit, Lala tha se ata kanë një lloj mllefi ndaj medias e ndaj atyre që i ekspozojnë, por SPAK ka bërë një goditje dhe ka prova edhe për emra të tjerë të cilët operojnë jashtë vendit, përfshirë edhe Dubain.

Arena e Lajmit

Operacion i SPAK me 50 urdhërarreste, gazetarja Klodiana Lala: Kjo është vetëm maja e ajsbergut, dyshohet edhe për zyrtarë të lartë policie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook