“Partizani e meritoi finalen”, Gvozdenovic i sinqertë: Mbase ky ishte limiti i Skënderbeut

Skënderbeu ishte befasia e madhe e këtij edicioni, me korçarët që siguruan një biletë për në “final-four”, por aventura e tyre përfundoi në fazën gjysmëfinale teksa pësuan një humbje 1-0 kundër Partizanit. Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut pranoi se mbase ky ishte limiti i këtij ekipi: “Ky vit ishte shumë i suksesshëm për ne.

Ndoshta ky ishte maksimumi ynë. Besonim se mund të shkonim në finale, por Partizani e meritoi fitore. E përgëzoj Partizanin. Mund të bënim më mirë. Partizani ishte skuadra më e mirë që në fillim. Nga fundi ishim skuadër sulmuesi dhe po i provonim të gjitha. Sot nuk ishim në ekuilibër, nuk ishim agresivë. Nuk ishim shumë të shpejtë në tranzicion.

Kjo është arsyeja përse fitoi Partizani. Kishim besim se do të shkonim në finale, por këto 2-3 gjëra nuk shkuan mirë. Kundërshtari i Partizanit në finale? Shumë e vështirë ta them. Edhe Vllaznia, edhe Egnatia janë shumë të fortë”, u shpreh Gvozdenovic.

Arena e Lajmit

“Partizani e meritoi finalen”, Gvozdenovic i sinqertë: Mbase ky ishte limiti i Skënderbeut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook