Zbulohen emrat e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit që SPAK ka lëshuar urdhër arrest në kuadër të operacionit të sotëm.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili më herët ka pasur pozicion si drejtues i Policisë Lezhë, Klodian Jashari dhe Altin Morinën ish efektiv i RENEA.
SPAK bëri me dije se ka shpallur në kërkim një ish zyrtar të lartë policie, që ka shërbyer në Lezhë. Gjithashtu mësohet se është shpallur në kërkim edhe një ish-anëtar i forcave Renea.
(Arena e Lajmit)