Dominim absolut i “demave”, ja kush ishte lojtari më i mirë dhe më pak aktivi në duelin Partizani-Skënderbeu

Partizani shkon në fi nalen e madhe të tit ullit kampion ndoshta më lehtë nga sa mund të pritej para ndeshjes. Dominimi i të kuqve në gjysmëfinalen e parë të “Final 4” kundër Skënderbeut ishte i dukshëm. Diferencat ishin të mëdha, me korçarët që nuk mundën asnjë moment t’u përgjigjeshin kampionëve në fuqi.

Këta të fundit i kishin dhënë ndeshjes vlerësim maksimal, edhe pse luanin për dy rezultate, fitoren dhe barazimin. Skuadra e trajnerit Orges Shehi ka bërë detyrën në “Air Albania”, madje interpretuar mirë lojën dhe duke ruajtur energji për finalen e 26 majit, ku do të ndeshet me Egnatian ose Vllazninë për titullin kampin. Korçarët e kishin arritur dhe ndoshta tejkaluar objektivin sezonal me pjesëmarrjen në “Final 4”. Ata vinin fare pa presion në këtë sfidë, ku nuk dhanë atë që pritej, duke zhgënjyer në një farë mënyre.

MË I MIRI

Arinaldo Rrapaj ishte lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje. Mesfushori vlonjat spikati që në fillim, duke iu afruar golit dhe duke dhënë pasime interesante. Ishte ai që gatoi golin e vetëm të ndeshjes, duke kaluar mbrojtësit e Skënderbeut dhe duke krosuar saktë për Bintsukën. Mba dhe Atanaskoski ishin dy lojtarë të tjerë të Partizanit që bënë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje.

MË PAK AKTIV

Pjesa më e madhe e lojtarëve të Skënderbeut, me përjashtim ndoshta vetëm të Gërços, ishin në një ditë të keq. Kapiteni Liço dhe Juri, nga të cilët pritej më shumë në këtë ndeshje, s’dhanë asgjë në fushë, madje ishin nga më të dobëtit, ashti si edhe Janaqi . Mbrojtësit po ashtu, veçanërisht Dumfur, hasën shumë vështirësi përballë sulmuesve të Partizanit.

Arena e Lajmit

Dominim absolut i “demave”, ja kush ishte lojtari më i mirë dhe më pak aktivi në duelin Partizani-Skënderbeu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook