E ardhmja e trajnerit Gasperini është ende e paqartë. Numri një i stolit të Atalantës u shpreh se vendimi do të bëhet i ditur, pas finales së Europa League ndaj Leverkusen, takim që do luhet të mërkurën.
“Ne luajmë këtë të mërkurë, pastaj do të shohim. Për mua ndryshimi është sfidë. Kualifikimi në Champions League është diçka e jashtëzakonshme, por për mua sfida është gjithnjë e më e madhe. Do të kuptojmë gjithçka pas finales” – Tha ai.
(J.S/)